Thaçi kërkon bashkim për fitoren e radhës së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila tetë vjet më parë dha mendimin këshillues mbi legalitetin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës, ka shkruar se kjo ishte ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare.

“Ky vendim i parapriu shumë proceseve politike, në të cilat ishim të bashkuar, duke ia siguruar Kosovës ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare. Edhe sot, na presin shumë sfida, e për tejkalimin e tyre duhet të japim kontribut të gjithë, për t’i siguruar fitoret e radhës së shtetit tonë, anëtarësimet në BE, NATO dhe OKB”, – ka shkruar ai në facebook. (ATSH)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne