THAÇI: NUK DO TË KETË NDARJE TË KOSOVËS, PO PUNOJ TË BASHKOHET EDHE LUGINA E PRESHEVËS

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se është duke punuar që Kosovës t’i bashkohet Presheva, Bujanovci dhe Medvegja.

Në konferencën e cila është duke u mbajtur Thaçi ka theksuar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe as autonomi.

“Institucionet e Kosovës do ta ruajnë dhe do t’i respektojnë ligjet e Kosovës dhe mbi të gjitha është siguria, stabiliteti, funksionimi demokratik institucioneve, debati, komunikimi dhe dialogu i brendshëm edhe i jashtëm, e theksojë nuk do të ketë as ndarje të Kosovës, as autonomi, as shkëmbim, unë do të punojë që kufirit të Kosovës t’i bashkohen Presheva, Bujanovci dhe Medvegja”, ka thënë Thaçi.

Burimi: Insajderi.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne