Rajoni

Thaçi: Serbia dëshiron shkëmbimin e territoreve, por është i papranueshëm

Presidenti i Kosovës ka folur në emisionin “Jeta në Kosovë” edhe për shqetësimet e ngritura në publik për ndërrimin e territoreve me Serbinë.

Ai ka thënë se integriteti territorial dhe sovraniteti shtetëror është i paprekshëm.

“Serbia qysh në takimet e para, edhe nga Daçiq, edhe nga Vuçiq, është thënë se ndarja shkëmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë, por kurrë nuk jam lëshuar në këtë temë. Ishte i papranueshëm vetëm diskutimi, se lëre me hy në detaje çfarë ju flisni”, ka thënë ai.

OPINIONE