Thaçi shkon sërish në Hagë, sot dita e katërt

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të shkojë edhe sot për herë të fundit për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

Për tri ditë rresht ai është intervistuar nga gjashtë orë, teksa të martën dhe të mërkurën, zgjodhi edhe të mos prononcohej për mediat.

Më 24 prill, Prokuroria ka paraqitur një aktakuzë për rreth njëqind krīme lufte kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe nëntë luftëtarëve të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Edhe pse aktakuza ishte vendosur që në prill, më 24 qershor, pak para se Thaçi të mbërrinte në Uashington për takimin me përfaqësuesit e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në media u shpërnda lajmi për akuzat ndaj tij.

Thaçi, nuk ka pranuar të heqë dorë nga posti i tij dhe ka shkuar në Hagë si presidenti i vendit.

Ai ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne