Thaçi takim me delegacion francez dhe gjerman: Taksa ndaj mallrave serbe nuk hiqet

Një delegacion franko-gjerman i përbërë nga këshilltarët diplomatikë të presidentit Emanuel Macron dhe kancelares Angela Merkel, kanë vizituar këtë të hënë Prishtinën, ku janë takuar me krerët e insitucioneve kryesore të Kosovës në kuadër të përgatitjeve për të Samitit të Parisit që do të mbahet në datën 1 korrik. Pas takimit me delegacionin në fjalë, Presidenti Hashim Thaçi u shpreh se tarifat ndaj mallrave serbe duhet të mbeten në fuqi, dhe se dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzime.

Sipas Thaçit, samiti i Parisit, ku delegacionet e larta të Kosovës dhe Serbisë takohen sërish nën drejtimin e Macron dhe Merkel, nuk duhet të jetë i kushtëzuar.

Ndërsa për kryeparlamentarin Kadri Veseli, takimi i Parisit përbën një rast për të rifilluar dialogun me Serbinë.

Në një postim në Facebook, Kryeministri Ramush Haradinaj, se vendi i tij është i gatshëm për marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë. “Kosova është gati për marrëveshje gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë, dhe mirëpresim fokusin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun në binarët e duhur!” u shpreh Haradinaj në Facebook./rtsh

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne