Thaçi takon Lajçak: Momenti që BE të hedhë në tryezë mundësinë e njohjes reciproke Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim emisarin e BE për dialogun, Miroslav Lajçak i cili po zhvillon vizitën në kuadër të detyrës e misionit të tij.

Thaçi pas takimit ka kërkuar nga BE që të diskutojë dhe të hedhë në tryezë mundësinë e njohjes reciproke Kosovë-Serbi.

Po ashtu Thaçi ka ripërsëritur sërish dhe madje i ka bërë thirrje BE-së që të lëvizë sa i përket liberalizimit të vizave me Kosovën.

“Para pak çastesh përfundova një takim me emisarin e BE-së, Mirosllav Lajçakun. Mund të konkludoj se bashkëbisedimi ynë dhe takimi në përgjithësi ishte takim korrekt, konstruktiv në trajtimin e gjetjes së mundësive për arritjen e marrëveshjes finale që do të nënkuptonte njohjen reciproke. Unë vazhdoj të besoj se e ardhmja e vetme e Kosovës është që ajo ë jetë pjesë e Natos dhe BE dhe në këtë drejtim BE ja duhet të lëvizë me çështjen e vizave sepse është vonuar shumë. Ky është një ndëshkim i padrejtë për qytetarët e vendit. Besoj se ka ardhë momenti që BE-ja të hidhet në tavolinë mundësia e diskutimit për njohje reciproke, pastaj çështjet tjera vijnë më lehtë dhe jo të vazhdohet me çështje teknike që i kemi diskutuar tash e 10 vite.

Shoh një koordinim më të mirë edhe të BE-së dhe ky është një mesazh i mirë edhe për ne që të jemi sa më të bashkuar”, u shpreh presidenti Thaçi./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne