Thaçi, Veseli dhe Krasniqi në Hagë/ Hoti pas takimit me Vjosa Osmanin: Duhet maturi politike! U dakordësuam të konsultohemi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përfunduar takimin e parë me Vjosa Osmanin si Presidente në detyrë.

Pas takimit me dyer të mbyllura, Hoti është shprehur shumë i rezervuar teksa ka theksuar se është arritur një dakordësi për konsultim dhe koordinim ndërinstitucional.

Po ashtu Hoti ka kërkuar maturi politike në këto momente të vështira të Kosovës pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale e Hagës pas disa ish-luftëtarë të UÇK, si Thaçi që dha dorëheqjen nga Presidenti, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi etj janë në paraburgimin e Hagës në pritje të gjykimit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne