Rajoni

Thaçi-Vuçiç në Bruksel, zbulohen detaje të takimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç do të takohen në Bruksel këtë të diel duke nisur dialogun në nivel presidentësh.

Një ditë para takimit, “Indeksonline” ka zbuluar detaje nga takimi. Ky takim do të ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini. Takimi mes presidentëve po vlerësohet si fazë finale e dialogut, ku pritët të arrihet kompromise për normalizimin e marrëdhënieve mes dyja shteteve.

Është raportuar se në këtë tryezë takimi pritet të diskutohet Asociacioni, marrëveshja e energjisë dhe ura në Mitrovicë.

Bisedimet pritet të fillojnë rreth orës 15:00, ku fillimisht Vuçiç do të takohet me Mogherinin dhe pastaj do të takohet me delegacionin e Kosovës në krye me Thaçin.

Bisedimet e fundit teknike u mbajtën në mes të marsit kur nuk kishte progres. Ndërkohë, ka pasur tensione në marrëdhëniet ndërmjet dy palëve.

Vuçiç dhe Taçi takohen në këtë format për herë të dytë këtë vit.

OPINIONE