The Guardian: “Qendroni në linjë, por mos prisni që dera të hapet shpejt”, ky ishte mesazhi për vendet e Ballkanit Perendimor

“Qendroni në linjë, por mos prisni që dera të hapet shpejt”. Ky ishte mesazhi i dërguar të enjten për gjashtë shtetet e Ballkanit që shpresojnë të bashkohen me BE, shkruan prestigjiozja britanike “The Guardian”.

Të gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor ishin ftuar në takim me krerët e shteteve të BE në Sofje, Bullgari, si një gjest për të riafirmuar rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE. Në samit u vu re se shtetet anëtare kishin pikëpamje të ndryshme mbi zgjerimin e BE-së.

BE është e gatshme të joshë gjashtë shtetet, duke pasur parasysh shqetësimet për destabilitet apo për influencë të Rusisë në rajon. Johannes Hahn, komisioneri për zgjerimin, ka thënë disa herë se BE duhet të transmetojë mesazhe stabiliteti në rajon për shmangur paqëndrueshmërinë. Por shumë shtete anëtare janë të shqetësuara, pasi mungojnë angazhimet konrekte të këtyre shteteve.

Kështu, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është shfaqur si kundërshtari kryesor i zgjerimit të mëtejshëm të BE. “Mendoj se ne duhet të shohim me shumë kujdes dhe ashpërsi mundësinë për zgjerim”, tha presidenti francez për gazetarët në Sofje. “15 vitet e fundit kanë treguar se kjo rrugë ka dobësuar Evropën duke menduar gjithë kohën që duhet të zgjerohet”.

Një takim e Sofjes u ra dakord për “perspektivën evropiane” të gjashtë vendeve të Ballkanit, por në mënyrë të dukshme mungojnë fjalët “pranimin” ose “zgjerimin”.

Mali i Zi dhe Serbia kanë përparuar më shumë në rrugën e anëtarësimit, me një datë të mundshme për anëtarësim në BE në vitin 2025. Muajin tjetër, duhet të merret një vendim nëse do të hapen bisedimet për negiciata me Shqipërinë dhe Maqedoninë. “Perspektiva evropiane” për dy vendet e tjera, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina, është jashtëzakonisht e paqartë dhe nuk ka gjasa të realizohet në një të ardhme të afërt.

Kyeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se doli shpresëplotë nga takimet me lideret e BE për një vendim pozitiv, pra që negociatat e pranimit për vendin e tij të hapen në qershor. Por nga ana tjetër, ai tha se angazhimet e BE janë të paqarta. Politika e jashtme gjithnjë e më agresive e Rusisë në Ballkanin Perëndimor është përdoret nga drejtuesit politik të vende të ballkanit si një paralajmërim se ata nuk mund të presin për Evropën përgjithmonë.

“BE është e vetëdijshme se ka konkurrues të fortë në Ballkan. Nuk ka vakum në marrëdhëniet tona ndërkombëtare. Nëse dikush tërhiqet ose nuk dëshiron të veprojë, dikush tjetër do, “tha Srgjan Darmanoviç, ministri i jashtëm i Malit të Zi.
Ekziston edhe çështja e emrit të Maqedonisë, të cilin Athina e kundërshton për shkak të ngjashmërisë së saj me rajonet veriore të Greqisë. Pastaj Kosova, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por pesë vende të BE ende nuk e njohin shtetin e pavarur të Kosovës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne