The Independent: Shqipëria “shndërrohet” në Kolumbi të Evropës

Në një investigim mbi trafikun e drogës, prestigjiozja angleze “The Independent” e konsideron Shqipërinë si “Kolumbinë e Evropës”. Në kohën kur zyrtarët shqiptarë raportojnë se kapen 10 për qind të sasisë që trafikohet, nga ana tjetër një diplomat perëndimor  thekson  se Shqipëria është kthyer tashmë në një narko-shtet.

Mes tjerash ai iu referohet shifrave duke shtuar se autoritetet shqiptare nuk arrijnë të kapin më shumë se 5 për qind  të sasisë së drogës që kalon nga Shqipëria në drejtim të vendeve të tjera.

“Kjo u lë trafikantëve kaq pasuri sa për të blerë autoritetet e porteve nga Roterdami në Izmir,” tha ai.  Në shkrimin e publikuar nga media britanike thuhet mes tjerash se Shqipëria është kthyer si seli qendrore e trafikut të drogës  në kontinentin e Europës.

Ky lloj trafikimi mendohet  se ka lidhje e përkrahje edhe nga radhët e politikës, ndërsa lufta për çrrënjosjen e saj duket si një aventurë jo shumë  e lehtë pavarësisht kushteve dhe ofertave për anëtarësim të Shqipërisë drejt BE-së.

Droga

“Është Kolumbia e Europës. Eshtë prodhues dhe shpërndarës i drogës në Europë. Eshtë një narko-shtet. Ata do humbasin shumë para nëse heqin dorë nga trafiku për të hyrë në BE”-theksoi një diplomat.

Gazetari përmend edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, ku sipas tij, emri iu publikua nga telefonatat dhe përgjimet me trafikantët. Mes tjerash, gazetari i medias britanike tregon me habi se si kryeministri Edi Rama qëndroi pranë tij duke mos lejuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.   Pasqyrim  të detajuar ka gjetur edhe Klement Balili, i cili u vetëdorëzua në polici me 15 janar dhe pak ditë më parë  kërkoi gjykim të shkurtuar përmes avokatit mbrojtës, Theodori Sollaku.

Tahiri

Në investigimi nënvizohet fakti se trafiku i drogës ka të përfshirë persona, që nga ish-kryetarët e komunave e deri tek ministrat në qeveri. Ky implikim sipas medias britanike i jep “forcë” këtij aktiviteti nga njëra anë dhe nga ana tjetër siguron mbrojtjen prej arrestimeve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne