Themeluesi i kompanisë Amazon në aktivitetin përkujtimor për Khashoggin

Themeluesi i kompanisë Amazon dhe pronari i Washington Post, Jeff Bezos, me rastin e 1-vjetorit të vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar përpara Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll ku gazetari u masakrua, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizatat joqeveritare ndërkombëtare, platformat ‘think tank’ dhe organizata të të drejtave të njeriut vazhdojnë të zhvillojnë aktivitete përkujtimore para Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll me rastin e masakrimit të gazetarit saudit Khashoggi.

Pjesëmarrësit vazhdojnë të mbajnë fjalimet e tyre në aktivitetin përkujtimor ku u mbajt një minutë heshtje në orën 13:14 sipas kohës lokale, ora kur Khashoggi ka hyrë në ndërtesën e konsullatës.

Në aktivitetin përkujtimor ka marrë pjesë edhe themeluesi dhe drejtuesi i lartë (CEO) i Amazon, njëkohësisht edhe pronari i Washington Post, Bezos.

Kryetari i shoqatës së mediave turko-arabe, Turan Kışlakçı, në një deklaratë për AA ka bërë të ditur se në aktivitet kanë ftuar edhe Bezos. “Bezos mori pjesë në këtë program duke bërë edhe një surprizë të bukur”, tha Kışlakçı./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne