Islamofobi Opinion

Thilo Sarrazini dhe qëndrimet e socialdemokratëve gjermanë mbi islamofobinë

nga Farid Hafez.

Kjo është tentativa e tretë e social demokratëve për të përjashtuar Thilo Sarrazinin nga partia e tyre me akuzat e ngritura për racizëm. Një mundësi për socialdemokratët që të përforcojnë me tej imazhin e tyre?

Sarrazini ka kryesuar për 21 muaj gjatë viteve 2010 dhe 2011 Gjermaninë si një autor bestsellër. Nuk ka asnjë libër bestsellër që të krahasohet me librin e tij në Gjermaninë e pasluftës. Megjithatë, përmbajtja e librit të tij ka qenë shumë kritike. “Deutschland schafft sich ab,” që fjalë për fjalë do të thotë “Gjermania shfuqizon vetveten”, proklamonte inferioritetin racial të muslimanëve.

Fakti që autori i tij ka qenë për një kohë të gjatë anëtar i Partisë Social Demokrate (SPD), si dhe senatori kryesor financiar në qytetin e Berlinit dhe më vonë anëtar i Bankës Qendrore Gjermane, e bëri atë më keq. Sepse ishte një majtist që e kishte normalizuar racizmin në një farë mënyrë shumë hapur. Më shumë se kjo, fakti që ai ishte një social demokrat, luajti një rol kryesor në vënien e librit të tij para skenës politike të vendit.

Suksesi i librit të tij vinte kryesisht falë shtypit të lajmeve jo fort të faktuara sikurse media e famshme gjermane Bild Zeitung dhe kritikja javore Der Spiegel. Bild e portretizoi Sarrazinin si një martir kundër klasës politike, i cili guxoi të fliste hapur kundër kërcënimit që i vinte shoqërisë gjermane prej emigrantëve muslimanë.

Sarrazini u konsiderua gjerësisht si një kritik i ligjshëm i Islamit dhe jo si racist, megjithëse tezat kryesore të librit të tij flisnin për boshllëqet dhe mangësitë gjenetike dhe kulturore të pakicave në Gjermani, si dhe për rritjen e shpejte numerike të tyre e cila do të shkatërronte shoqërinë gjermane.

Në fakt, në dorëshkrimin e tij origjinal ai kishte përdorur nocionin “racë”, të cilin e kishte hequr pas rekomandimit të shtëpisë botuese e cila i kishte thënë që ta zëvendësonte me “etnicitet”.

Sarrazini zbuloi një filo-semitizëm sipërfaqësor kur argumentonte se hebrenjtë ashkenazi do të kishin një inteligjencë më të veçantë. Në njëfarë mënyre, Sarrazini i lidhte pikëpamjet e tij me traditën e eugjenikës së paraardhësve të tij gjermanë, megjithëse lidhjen më të madhe e lidhte me ideologjinë biologjiko-raciste.

Kjo lidhje me politikat naziste nuk u la pas dore. Edhe pse nuk u bë pjesë e debatit të përgjithshëm që u zhvillua rreth librit të tij, debat i cili u ngrit nga shtypi, më tepër ai u përqendrua tek kërcënimi mysliman. Shumica e qëndrimeve raciste tregohen edhe në sondazhet që u bënë për bestsellerin e Sarrazinit. Sipas politbarometrit të ZDF-së, 56 për qind e të intervistuarve argumentojnë se Sarrazini kishte të drejtë në kritikat e tij, ndërsa 28 përqind nuk ishin dakord me këtë.

Pas këtyre zhvillimeve, SPD u përpoq dy herë që ta zhvishte Sarrazin nga anëtarësimi në parti. Ndërsa përpjekja e parë dështoi në vitin 2010, përpjekja e dytë në vitin 2011 përfundoi me një zgjidhje, ku Sarrazini do të siguronte garanci për ruajtjen e vlerave të partisë. Por kur Sarrazini botoi një tjetër libër, “Gllaberimi armiqësor: Si po e pengon Islami përparimin dhe po e kërcënon shoqërinë”, këtë herë duke i përmendur haptazi emrin armikut të tij, një procedim tjetër filloi. Këtë herë, një komision arbitrazhi i partisë në Berlin aprovoi kërkesën e udhëheqësve për ta dëbuar Sarrazinin duke argumentuar se “me shpërndarjen e deklaratave anti-myslimane dhe raciste, ai i ka shkaktuar një dëm serioz Partisë Social Demokrate të Gjermanisë”.

Ky është me të vërtetë një qëndrim i qartë kundër racizmit që nëse do të ishte mbajtur në mënyrë të ngjashme edhe më parë, persona te tille nuk do të ishin nominuar si social demokratë. Dikush mund të lexojë këtë lëvizje të fundit të lidershipit të partisë si një mundësi për të ngritur imazhin e saj si një parti anti- raciste. Duke pasur parasysh rritjen e aktiviteteve militante anti-myslimane prej ekstremistëve të krahut të djathtë dhe qëndrimet e gjera anti-muslimane në Gjermani, në të njëjtën kohë është edhe një deklaratë programatike dhe e guximëshme si dhe një mundësi për mobilizim kundër racizmit anti-musliman që mbështet legjislacionin që strukturalisht trajton racizmin dhe lufton për barazinë ekonomike dhe politike.

 

Farid Hafez është ekspert për politikat dhe hulumtues i lartë në Iniciativën e Urës në Universitetin Georgetown.

burimi:/dailysabah/Gazeta Impakt

OPINIONE