Thirrja e Blushit: Mos ikni nga Shqipëria, votoni LIBRA-n të bëjmë shtet

Ben Blushi u kërkoi votën banorëve të kryeqytetit duke u thënë se LIBRA mund të qeverisë më mirë se partitë e tjera dhe se mund ta kthejë Shqipërinë në një vend të zhvilluar brenda BE.

Blushi: Ne mund të qeverisim më mirë se këta që janë, ne mund tu japim ju një rrugë të re, mund të krijojmë një mundësi më të madhe për vende pune, mund ti japim Shqipërisë më shumë dinjitet, ne mund të luftojmë korrupsionin, ne mund të ndryshojmë sistemin tonë shkollor, ne mund të ulim tarifat universitare, ne mund tu japim më shumë mundësi prindërve tuaj, ne mund ta fusim Shqipërinë në Europë dhe ta bëjmë Shqipërinë një vend të zhvilluar.

Blushi ftoi qytetarët të mos largohen nga vendi pasi ky është dëmi më i madh që pëson Shqipëria.

Ai u tha qytetarëve të imagjinojnë sikur gjërat këtu shkojnë mirë dhe të votojnë LIBRA-n për ta bërë realitet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne