Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Muhammed Ali es-Sallabi:
“I dashur Recep Tayyip Erdoğan..
Ju ishit udhëheqësi që i qëndruat pranë Azerbajxhanit gjatë ditëve të tij më të errëta. Vendosët depot tuaja të armëve dhe mjetet ajrore pa ekuipazh (dronët) në shërbim të Azerbajxhanit, si dhe dërguat këshilltarë ushtarakë.
Duke qëndruar ballëlart kundër Armenisë dhe gjithë botës, ju deklaruat për çlirimin e Karabakut: ‘Azerbajxhani nuk është vetëm!’
Ne muslimanët ju duartrokitëm. Fitoren e Ilham Aliyev-it e pamë si fitore të të gjithë neve.
Megjithatë, sot ka një pyetje që dhemb në zemrën e çdo burri dhe gruaje muslimane: Çfarë po bën aleati juaj Ilham Aliyev në vendin e tij?
Aleati që mbështetët në emër të Islamit dhe vëllazërisë turke, sot po i pengon vajzat tona në Azerbajxhan të hyjnë në shkolla dhe universitete me shaminë e tyre të kokës.
Nxënëseve dhe studenteve po u mohohet hyrja në shkollë thjesht sepse thonë: ‘Zoti im më ka urdhëruar ta bëj këtë.’
I dashur President Erdoğan,
Ju u përpoqët për vite me radhë në Turqi për të drejtat e arsimimit të vajzave me shami. U bëtë udhëheqësi që hoqi ndalimin e shamisë në universitete.
Atëherë, si mund të pranoni që e njëjta shami të shtypet nga aleati juaj, të cilin sot e fuqizuat me mjetet tuaja ajrore pa ekuipazh?
Azerbajxhani i fortë që ndërtuat së bashku nuk duhet të kthehet në një forcë që shtyp gratë muslimane.
Në emër të vëllazërisë, në emër të çdo nxënëseje a studenteje azerbajxhanase që sot derdh lot te dera e shkollës së saj, po ju bëjmë thirrje:
Ju kërkojmë të përdorni ndikimin dhe autoritetin tuaj të madh mbi Ilham Aliyev-in për t’i thënë këto fjalë:
‘Hiqni dorë nga vajzat e muslimanëve!’
Sepse nëse e humbim luftën për shaminë në Baku, fitorja e Karabakut nuk do të jetë me të vërtetë e plotë.
O Zot, Ti bëhu dëshmitar! Unë e përmbusha detyrën e përcjelljes së mesazhit që më takon.”
/Daily Islamist















