Thirrja e Ramës, kryepolici heq kapelen e shtetit dhe vendos atë të Partisë Socialiste

Kryeministri Rama u kërkoi dy ditë më parë punonjësve të policisë që të dilnin derë më derë dhe të mblidhnin vota për Partinë Socialiste. Edhe pse Rama kërkoi ndjesë për këtë gafë të tij, punonjës të policisë e kanë marrë si të mirëqenë dhe e kanë vendosur në zbatim këtë thirrje. Një ndër ta është edhe Memo Çela, shef i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme që sipas urdhrit të kreut të qeverisë ka hequr kapelen e policit dhe ka vendosur mbi kokë kapelen me logon mavi të Partisë Socialiste. Këtë e dëshmon edhe kjo foto e shkrepur sot në Vorë gjatë mitingut të Partisë Socialiste, ndërkohë që tashmë i takon Ministrit të Brendshëm teknik të marrë masat e duhura ndaj këtij kryepolici që kapelen e shtetit e zëvendëson me kapelen e partisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne