Thirrje Iranit t’i respektojë plotësisht dispozitat e marrëveshjes bërthamore

Franca, Gjermania dhe Britania i bënë thirrje Iranit që të respektojë plotësisht dispozitat e marrëveshjes bërthamore dhe të përmbahet nga aktet e dhunës.

Kryeministri britanik Boris Johnson, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron, në një deklaratë të përbashkët, thanë se këto vende ndajnë interesat e përbashkëta të sigurisë me aleatët e tjerë evropianë.

“Një prej tyre është parandalimi i përhapjes së armëve bërthamore dhe të sigurojë që Irani kurrë të mos zhvillojë armë bërthamore”, bëhet e ditur në deklaratë, ndërsa thuhet se në këtë kontekst, Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), që rregullon veprimtaritë bërthamore të Teheranit, luajti një rol të rëndësishëm në këtë drejtim.

Në mes tjerash në deklaratë shprehet shqetësimin për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) nga marrëveshja, ndërsa vendet tjera si Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Britania treguan vendosmërinë për të mbrojtur marrëveshjen në fjalë.

Deklarata theksoi rëndësinë e përmbushjes së plotë të angazhimeve të Iranit në bazë të marrëveshjes dhe tërhiqet vëmendja në shqetësimin nga hapat prapa që Teherani hodhi nga korriku 2019 e këtej, ndërsa kërkohet që të kthehen prapësht këto hapa.

Ngjarjet e fundit treguan rolin destabilizues të Teheranit në rajon, përfshirë aktivitetet e Ushtrisë së Gardës Revolucionare dhe të Forcës së Jerusalemit dhe u tha se “Angazhimi ynë për sigurinë e aleatëve dhe partnerëve tanë në rajon nuk ka ndryshuar”.

Deklarata e përbashkët, ku bëhet e ditur se shqetësimet në lidhje me veprimtaritë rajonale destabilizuese të Iranit duhet të adresohen me mjete diplomatike, vijon me këto fjalë: “Mesazhi ynë i sotëm është i qartë. Ne vazhdojmë angazhimin tonë për Marrëveshjen e Planit të Përbashkët të Veprimit dhe për ruajtjen e saj. Ne i bëjmë thirrje Iranit t’i anulojë të gjitha masat që janë në kundërshtim me marrëveshjen dhe sërish ta respektojë plotësisht atë si dhe t’i shmanget veprimeve të mëtejshme të dhunës ose të përhapjes së armëve”.

Në deklaratë gjithashtu u premtua të punohet së bashku në hapat që duhen ndërmarrë pasi Irani pranoi se ka rrëzuar avionin ukrainas./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne