Gëzim Zilja
Drejtuar gjithë popullit shqiptar, kudo ndodhen, për ndalimin e ndërtimit të muzeut hebraik në Qendrën Historike të Vlorës!
Vëllezër shqiptarë!
Ditën e shtunë, datë 17.10,2026, ora 10.00, ju presim në protestën tonë pranë Klubit Labëria. Ngritja e muzeut hebraik mbi atë të Klubit Labëria, është i qëllimshëm, dashakeq dhe i padrejtë. Kuturisjet e Edvin Ramës se qytete si Finiqi dhe Orikumi janë themeluar nga izraelitët përbëjnë tradhëti të lartë ndaj kombit shqiptar dhe historisë së tij. Jo Muzeut hebraik në qendrën Historike. Jo falsikimit të historisë!
Ka vite që kryeministri shqiptar Edvin Rama ka ndërmarrë një fushtatë të egër kundër trashëgimisë kulturore dhe historike të Shqipërisë, duke shkatërruar sheshet, godinat, bibliotekat, kinematë, teatrot, muzetë, stadiumet e gjithçka ka të bëjë me lashtësinë, traditat, kulturën, luftërat dhe përpjekjet e popullit shqiptar për liri e pavarësi. Veçanërisht në Vlorë, qytet simbol, ku u ngrit flamuri i pavarësisë, dëmet janë të pariparueshme. Ky i çmendur vuri dorë mbi Monumentin e Pavarësisë, duke i hequr piedestalin e çvendosur atë. Prishi lulishten me kalldrëm, ku prehen eshtrat e Ismail Qemalit, e mbushi me zift dhe e mbolli me qiparisë si varrezë fshati. Shkatërroi ansamblin unik: Varrezat e dëshmorëve në kodrën përballë Monumentit të Pavarësisë, shatërvanit me katër simbolet e vilajeteve, Shtizës së Flamurit, Varrit të Ismail Qemalit dhe monumentit të Ushtarit të Panjohur. Sot Sheshi i Flamurit, për turpin tonë, paraqet një katrahurë, që nuk e merr vesh qeni të zonë. Shtëpisë Muze në Skelë i vendosi në krah një piramidë dheu 100 metra të lartë, duke zbehur pamjen e saj. Shkatërroi sheshin para bashkise, duke e qethuar e rruar si një kokë rezervisti në kohen e diktaturës, etj etj.
Por nuk u ndal ky horr, ky bandit dhe antishqiptar. Prej disa kohësh i është vërsulur si qen i tëbuar Qendrës së vetme Historike të Vlorës, duke i vënë kazmën. Klubi Labëria i përbërë nga dy godina të lidhura me njëra tjetrën u themelua nga patriotët vlonjatë më 1908, me President Nderi Ismail Qemalin. Ai luajti një rol shumë të madh në përgatitjen dhe shpalljen e pavarësisë, në botimin dhe shpërndarjen e librave shqip, hapjen e shkollave në gjithë Jugun etj, etj. Kjo godinë (dy ndërtesa) qysh në kohën e diktaturës u shpall Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Me një urdhër të Ministres Elva Margariti të dy godinat nga objekte të Kategorisë së Parë, ku mbroheshin absolutisht nga shteti dhe mund të kryheshin vetëm punime restauruese, u kthye në objekt të Kategorisë së Dytë. Kjo me qëllim që të dy këto godina të shkatërroheshin, duke i hapur vend muzeut gjigand hebraik. Godinës trekatëshe i është lënë vetëm fasada dhe pjesa e brendëshme është rrafshuar, ndërsa godina e Muzeut Etnografik është rrezik shembjeje nga themelet e muzeut ebraik që po ndërtohet.
Ky Muze nuk duhet lejuar të ndërtohet sepse:
Nuk ka kuptim të ngrihet në një qendër historike shqiptare, në zemrën e qytetit.
Ai zhduk nga pamja krejt godinën e Klubit Labëria.
Godina trekatëshe (sot ka vetëm muret) ku kanë punuar Ismail Qemali, dhe patriotët vlonjatë, është hapur shkolla e parë shqipe dhe më vonë ajo e vashave me qëndistaren e flamurit Marigo Pozion, zyrat ku punuan patriotët vlonjatë, bibliotekat e famshme, magazinat ku grumbulloheshin fshehtaz e shpërndaheshin librat shqip etj, zhduken e ndërtohen pavijone të muzeut hebraik. Përfundimisht historia jonë zhduket e mbi të ngrihet ajo hebraike.
Gjithë ansambli hebraik ngrihet në shkelje flagrante të ligjeve kombëtare e ndërkombëtare për zonat e mbrojtura muzeale e historike. Me respekt: Grupi organizator.
PS. Shpërndajeni sa të mundni këtë thirrje!/fb

















