“Ti nuk je dele”, mesazhet pikante që u shfaqën në murin e Kryeministrisë

Ndërkohë që Basha fliste në podiumin e ngritur mes protestuesve, para Kryeministrisë janë shfaqur mesazhe të shumta.

Me anë të një video-projektori, opozita është kujdesur që në godinën e Kryeministrisë të shfaqen mesazhe drejtuar qytetarëve, të cilëve u është kërkuar që të mos marrin pjesë në zgjedhje.

Nuk kanë munguar as akuzat ndaj qeverisë Rama, ku mesazhet ishin të tilla si “Qeveria e krimit”, apo “Kjo është zyra e Ervis Rroshit”.

 

 

 

 

 

 

burimi:/tiranatoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne