Shqiperia

“Ti që ia kalle flakën arsimit e që ia fale Henri Çilit”, Lolita rishkruan “Lahutën e Malcis” me fabul nga “Rilindja”

Faqja satirike “Lolita” vazhdon të ironizojë qeverinë Rama dhe “Rilindjen” ajo ka “rishkruar” ‘Lahutën e Malcis’ të  Gjergj Fishtes, duke futur edhe  Rilindjen dhe elementë esencialë të saj.

POSTIMI:

Pjese nga “Lahuta e Malcis”

Uh! Rilindje, ti kurva e motit,
Qi i re mohit votes se popullit,
Po a ky â shêji i gjytetnís:
Me vjedh gjanat e Shqypnís
Per me mbajtë klysht e Rames?
Me reforma sod na i perligje
Njata vjedhje qi m’ kto brigje.
Ti qi i a kalle flaken arsimit
E qi i a fale Henri Çilit.
Bân sod t’ bîjn e freshista t’ rí,
Me gjana n’goje neper Shqypní
Mos t’ a lâjn Shqupit n’ dorë me i rá
N’ shpi te Saimirit pa i pa
Lum, oj Joleza e partise,
Qi m’ i a lshon ti namët rinise,
Qi m’ i uron vajzat e Shqypnis,
Qi m’ i a kjá hallin Klosit e Erion Velis.
Ksaj Shkodre e cilla motit,
N’ zâ kah pushka e Mark Frrokut,
Lezhen çmue prej fisesh t’ tâna
Kah del Ben Ndoka fshihet hâna!
Edhe Prenga poshtë ká rá
Sod LSI-s deputetin i a la
Me Ed Ndocajn tu u shá,
Asht veç Mrika shkndija e burrnís
Nuk â shkime n’ der t’ ministris,
Qi, manà, edhè n’ kto kohë t’ reja
Ka ‘i herë ndezet flakë si rrfeja.
A poi shef ti njata burra
Ne parlament, neper curra.
Tu berti porsi bisha,
Tu than: E ka fajin Sali Berisha.
Ata janë, po, Krenët e kombit
Me marr voten i luten popullit,
Per me i dalun zot Shqypnís,
Per me i lan fajin n’dere t’LSI-s
Po, Fatmir Xhafa mbí shpinë t’ kalit,
Me ia shkul hashashin malit;
U a çoi lajmin n’ derë t’ konakut,
N’kuvend t’ bajrakut;
E si rrokull kjenë rreshtue,
Kshtu zên me ligjrue;
Fol tash Lulzim ç’ po na thue?
Qe hashashin jam tu luftue.
E policve tepelens mundesh me u besue.
At herë Luli zên kadalë:
Pa ndigioni, o trima ‘i fjalë,
Qi po u thom me besë te Trampit
Nuk hyj n’zgjedhje me ket trapin.

Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA