Rajoni

TIKA, mbështetje arsimit parashkollor në Kosovë

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka hapur klasat parashkollore të shkollës fillore “Musa Zajmi” në Gjilan të cilat i ka rinovuar dhe furnizuar me inventarë.

Në ceremoninë e mbajtur në shkollë ka marrë pjesë ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Hasan Burak Ceran, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kryetarja e Shoqatës Kulturore të Gjilanit, Filiz Sllamniku.

Sakar, në fjalimin e tij në ceremoni tha se për Turqinë është prioritet që fëmijët e Kosovës të kenë arsim të cilësisë së lartë.

Ai tha se projekti, hapjen e të cilit e kanë zhvilluar është dëshmi e lidhjeve historike mes Turqisë dhe Kosovës. “Këtu fëmijët turq dhe shqiptarë rriten së bashku. Kemi për detyrë ta falënderojmë kryetarin e komunës dhe zyrtarët tjerë për këtë ambient të ofruar”, tha ambasadori turk.

Ndërsa Haziri, për mbështetjen e tyre e falënderoi popullin turk.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Haziri tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e ndihmës së bërë për klasat parashkollore. “Fëmijët nuk kanë dallime, nuk kanë etni. Ne garantojmë mësim në gjuhën amtare dhe integrim të plotë me shoqërinë”, tha ai.

Nga ana e saj, Sllamniku tregoi se me anë të ndihmave të TIKA-s për herë të parë kanë hapur klasë parashkollore në gjuhën turke në Gjilan. “Besojmë se me hapjen e klasës do të rritet numri i nxënësve turq”, u shpreh ajo./AA

OPINIONE