TIKA ndihmon familjet e përmbytura në Kenia

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) mbështeti familjet e përmbytura në Kenia me ushqime, veshje dhe pajisje higjienike.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga TIKA, bëhet e ditur se në kuadër të programit që ka si synim ndihmat për gratë që kujdesen për fëmijët në kryeqytetin Najrobi, në lagjen Eastleigh u shpërndanë ndihma ushqimore për 150 familje.

Edhe në Kajiado, që ndodhet 2 orë larg Nairobit, ku jetojnë shumica e fisit Masai, u shpërndanë ndihma për 250 familje.

Në Mesxhidin Kajiado Jamia krahas myslimanëve u shpërndanë ndihma edhe për nevojtarët jomyslimanë.

Edhe në lagjen e shtëpive përdhese Lang Langa në rajonin Nakuru, ku jetojnë myslimanët dhe të krishterët u ndanë ndihma për 100 familje.

TIKA gjithashtu, në qytezën Solai të Nakuru, ku më shumë se 50 persona humbën jetën pas shpërthimit të digës, shpërndau pajisje higjienike dhe batanije për 150 familje të ndikuara më shumë.

Sipas Programit Botëror Ushqimor të Kombeve të Bashkuara në Kenia rreth 2,6 milionë persona vuajnë nga pasiguria e ushqimit dhe ushqyerja e pamjaftueshme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne