TIKA vazhdon të mbështesë arsimin në Maqedoninë e Veriut

Ayden në fjalimin e tij tha se TIKA në Maqedoninë e Veriut ka zhvilluar rreth 1.000 projekte në fusha të ndryshme, duke përfshirë të gjitha komunitetet dhe institucionet.

Sot është bërë hapja e qendrës për trajnim dhe edukim të Institutit të Blegtorisë pranë Universitetit “Kirili dhe Metodi” në Shkup, i rinovuar dhe pajisur nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Në hapjen e qendrës morën pjesë koordinatori i TIKA-s, Aytekin Ayden, rektori i universitetit Nikola Jankullovski, drejtoresha e Institutit Rodna Gorkioska Nastova, drejtorë të Institutit si dhe punonjës.

Ayden në fjalimin e tij tha se TIKA në Maqedoninë e Veriut ka zhvilluar rreth 1.000 projekte në fusha të ndryshme, duke përfshirë të gjitha komunitetet dhe institucionet.

Ai tha se si institucion i japin rëndësi zhvillimit ekonomik.

Nga ana e tij, Jankullovski u shpreh se donacionet në fushën e arsimit e bëjnë atë të lumtur. “Janë momente me të vërtetë të rëndësishme donacionet që i morëm nga TIKA dhe i kemi përjetuar më parë”, tha ai duke e falënderuar TIKA-n.

Ndërsa, Nastova tha se me anë të donacionit nga miqve të tyre nga TIKA, ata do të mund të ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre në fushat si blegtori, peshkim, ushqim, agrobiznes dhe të ngjashme./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne