Tillerson: “Duhet të nisim punën për një qeveri popullore në Zimbabve”

WASHINGTON – Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, bëri thirrje për një rikthim të shpejtë të qeverisjes civile në përputhje me kushtetutën e Zimbabves, e cila është përballur me ndërhyrjen ushtarake.

Tillerson, ka mbajtur një fjalim në takimin me temë mbi tregtinë, sigurinë dhe qeverisjen në Afrikë, i cili është zhvilluar në Washington. “E di që të gjithë ju jeni duke ndjekur nga afër ngjarjet në Zimbabve dhe e di se këto ngjarje janë shqetësuese për secilin prej jush. Edhe për ne janë shqetësuese. Ne duhet të punojmë për një rikthim të shpejtë të qeverisjes civile në përputhje me kushtetutën e vendit”, tha Tillerson, në një takim me ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Afrikan.

Duke vënë në dukje se në fund populli i Zimbabve duhet ta zgjedhë vetë qeverinë e tij, kryediplomati amerikan është shprehur se “Zimbabve ka një shans për të zgjedhur një rrugë të re që përfshin zgjedhje demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut.”

Ushtria e Zimbabves të mërkurën duke hyrë në kryeqytet mori nën kontroll televizionin shtetëror dhe në një deklaratë të lexuar në orët e mëngjesit në televizion pohoi se ndërhyrja ushtarake nuk ishte “grusht shteti”. Ushtria pretendoi se një operacion ishte duke u zhvilluar “kundër fajtorëve” rreth presidentit Robert Mugabe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne