Tillerson josh Turqinë: Në Perëndim ka më shumë përfitime se tek Rusia dhe Irani

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson pretendoi se vendet perëndimore mund t’i ofrojnë Turqisë më shumë përfitime ekonomike dhe politike sesa Rusia dhe Irani.

“Irani dhe Rusia nuk mund t’i ofrojnë popullit turk përfitimet ekonomike dhe politike aq sa mund të ofrojnë vendet perëndimore”, tha Tillerson pa e specifikuar se cilat përfitime mund të ishin ato.

Sekretar Tillerson gjatë pjesëmarrjes në një panel të organizuar në institucionin e mendimeve “Wilson Center” në Uashington, bëri deklarata të rëndësishme duke filluar nga politika e jashtme e ShBA-së e deri tek marrëdhëniet Turko-Amerikane.

Vërejtjet e tij të bëra në “Wilson Center” u mbajtën disa ditë pas samitit tresh të Presidentit Recep Tayyip Erdogan me Presidentin rus Vladimir Putin dhe atë iranian Hassan Rouhani në Soçi të Rusisë ku u diskutua konflikti në Siri.

Duke e bërë të ditur se Turqia është një aleate e rëndësishme për ata, Sekretari Tillerson tha se “Nga Turqia, e cila është një aleate e jonë në NATO, kërkojmë që ta vë në rend të parë mbrojtjen e përbashkët. Vendet perëndimore mund t’i ofrojnë Turqisë më shumë përfitime ekonomike dhe politike sesa Rusia dhe Irani”.

Ai vuri në dukje se i japin rëndësi procesit të negociatave që do të zhvillohen në Gjenevë ndërsa ritheksoi qëndrimin e tyre për një Siri, ku Beshar Esad nuk do të ketë rol në të ardhmen e vendit.

Sekretari amerikan mbrojti qëndrimin se Irani vazhdon të ketë efekte “negative” në Irak dhe Siri, ndërsa tërhoqi vëmendjen se presin edhe përkrahjen e vendeve evropiane kundër Teheranit.

“Nga partnerët tanë evropianë kërkojmë që të qëndrojnë pranë nesh përballë hapave të dëmshme të Iranit. Regjimi i Iranit nuk përputhet me parimet perëndimore. As Evropa e as Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan që të kenë edhe një Kore tjetër Veriore”, deklaroi Tillerson.

Ai gjithashtu tha se krahas të gjitha mosmarrëveshjeve me Rusinë, do të mund të bashkëpunojnë me këtë vend në Siri, ndërsa shtoi se të dyja vendet kanë interesa të përbashkëta posaçërisht në luftën kundër terrorit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne