Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë mëngjesin e kësaj të diele në vendin tonë.

Mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 4.5 ballë i shkallës Rihter.

Epiqendra e tij regjistrua 6 kilometër në veri- perëndim të Shijakut.

Thellësia e tërmetit ishte 44 kilometër.

Sipas ekspertëve, pas goditjes së fortë të 26 nëntorit, fenomeni i lëkundjeve në vazhdim janë diçka normale./Balkanweb/