Tirana dhe Kruja në krye për numrin e të prekurve, pesë zonat në vend që kanë vetëm nga një person aktiv me koronavirus

Tirana dhe Kruja janë dy zonat në vend që numërojnë aktualisht numrin më të madh të personave aktive me koronavirus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Tiranë numërohen 90 raste aktive, pasuar nga Kruja me 89.

Ndërkohë janë pesë zona, në të cilat ka mbetur vetëm nga një rast aktiv me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë edhe sot apel, për shumë kujdes me rregullat e distancimit social dhe të higjienës, duke qenë se nga e hëna do të nise faza tjetër e lehtësimit të masave.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:

Tiranë 90
Shkodër 20
Krujë 89
Fier 1
Kurbin 24
Korçë 1
Elbasan 2
Kukës 5
Lezhë 1
Lushnje 1
Mirditë 2
Berat 2
Mat 1

“Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale.

Është shumë e rëndësishme të respektohen këto masa, pasi deri në momentin që nuk kemi një vaksinë apo trajtim të përcaktuar dhe për këtë vigjilenca duhet të jetë maksimale”– njoftoi ministria.

Të moshuarit apo dhe qytetarët me sëmundje kronike duhet të vazhdojnë të komunikojnë me mjekun e familjes për recetat me rimbursim, duke evituar sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me institucionet shëndetësore, përveç rasteve kur është e domosdoshme./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne