Tiranë/ Disa zona do të mbeten pa energji elektrike për 8 orë ditën e premte

Gjatë ditës së premte disa zona në Tiranë do të mbeten pa energji.

Kompania OSHE bën me dije se stakimi i energjisë do të bëhet nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 të datës 17 maj.

Më konkretisht, OSHE bën me dije se do të mbeten pa energji zonat: Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, pallatet pranë karburant “Kastratit” tek Zogu i Zi, rruga “Artan Lenja”, pranë ish-fushës se Aviacionit, Lapraka, rrugët “Pandi Dardha”, “Mati Logoreci”, “Vangjel Noti” dhe zona rreth Spitalit Ushtarak

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne