Tiranë/ Hiqej si drejtori i Tatimeve, pranga mashtruesit që zhvaste biznesmenët (DETAJE)

Një 40-vjeçar, shtetasi me iniciale I.D., është vënë në pranga nën akuzën e mashtrimit, pasi është denoncuar për zhvatjen e sipërmarrësve të Tiranës, të cilët i kanoste me gjobitje duke u hequr si drejtori i Tatimeve.

Policia e Tiranës ka rënë në gjurmët e drejtorit të rremë të Tatimeve, pas denoncimit të bërë nga pronari të një picerie në Tiranë, i cili është mashtruar dhe në formën e ryshfetit për të toleruar “ca gjëra të vogla që mos të të bihet në qafë këto kohë”, i ka dhënë 40-vjeçarit nën dorë shumën e  100 mijë lekëve.

Dëmi monetar është pësuar nga shtetasi Detor Sefa, pronari i një picerie në rrugën “Mihal Grameno”, i cili i është drejtuar Policisë menjëherë sapo ka kuptuar se kishte rënë pre e një mashtrimi.

Materialet proceduriale në ngarkim të të arrestuarit, i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne