Tiranë, koncert me valle popullore turke

Instituti “Yunus Emre” në Tiranë, me mbështetjen e Ambasadës Turke në Shqipëri, Bashkisë së Tiranës dhe Shoqatës së Klubit të Sportit dhe të Veprimtarive Rinore Namik Kemal (NAKEM), organizoi koncertin me valle popullore turke nga ekipi NAKEM.

Në aktivitetin organizuar në Bulevardin e Ri në Tiranë u shfaqën në skenë valle popullore turke, ndërsa pjesë ishin edhe përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, artistë, artdashës dhe qytetarë.

Në fjalën përshëndetëse në hapje të programit artistik, drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Demirbaş, u shpreh se ky institut të tilla aktivitete i realizon në shumë shtete të botës.

“Sot jemi bashkë me vallet popullore të NAKEM-it, ku nëpërmjet këtyre aktiviteteve kemi patur rastin të takohemi shpesh. Me vizionin e vëllazërisë, dashurisë dhe sinqeritetit instituti ‘Yunus Emre’ kryen aktivitete në 50 vende të botës. Ky institut është hapur në Tiranë sepse kemi një bashkim kulturor. Shteti jonë i ka dhënë një përparësi të veçantë vëllazërisë shqiptaro-turke”, u shpreh Demirbaş.

Ai theksoi ndër të tjera se qëllimi është të forcohen lidhjet kulturore, sidomos nëpërmjet këtyre aktiviteteve artistike.

Artdashësit e kryeqytetit të Shqipërisë dhe qytetarë të shumtë ndoqën më pas koncertin me valle popullore turke nga ekipi NAKEM./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne