Tirania e Shteteve të Bashkuara demaskohet

nga Finian Cunningham.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump e ka bërë copë edhe një traktat tjetër ndërkombëtar këtë javë dhe e ka shtyrë botën në pragun e një lufte tjetër të madhe në Lindjen e Mesme, dhe e gjitha bazuar vetëm në pretendimet absurde kundër Iranit.

Çfarë do ta quanit një vend që shkel në mënyrë të njëanshme konsensusin dhe ligjin ndërkombëtar për të ndjekur interesat e paligjshme? Një diktaturë globale nuk do dukej e ekzagjeruar.

Le ta largojmë veten nga iluzionet rreth “demokracisë amerikane” dhe “dashamirëses së lirisë, fenerit të shpresës që i bindet ligjeve”; përkundrazi ne duhet ta quajmë Uashingtonin ashtu sic është.

Mos bëni asnjë gabim, qeveria e SHBA-së po vepron si një regjim mashtrues që qëndron jashtë vetes se tij, i cili po mban një bombël të ndezur para fytyrës paqësore globale. Vendi që ka fituar mbështetjen e vetëm dy regjimeve klienteliste, Izraelit dhe Arabisë Saudite duke shkelur këtë javë marrëveshjen bërthamore me Iranin, vetëm se e theksoi tiraninë brutale të tij.

Rusia, Kina, Bashkimi Europian dhe Kombet e Bashkuara, nënshkruesit e Strategjisë së Përbashkët të Veprimit të vitit 2015 (JCPOA), e kanë dënuar pa perjashtim hedhjen në erë të asaj marrëveshjeje.

Ashtu si Marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet e klimës dhe traktatet e ndryshme tregtare, Trump ka treguar një përbuzje të pacipë për çdo diplomaci shumëpalëshe. Qëndrimi i tij tregon se politika e tij do të thotë se “Grushti Amerikan është i pari” dhe jo ajo që u premtuara: “Amerika është e Para”.

Mos e mbani frymën e te shpresoni tek ndonjë sukses në diplomacinë e supozuar të Trumpit me Korenë e Veriut. Nocioni i angazhimit të Trump-it thjesht bazohet tek kapitullimi nga ana tjetër.

Në njoftimin e tërheqjes së SHBA-së nga JCPOA këtë javë, Trump tregoi qartë parimin se “forca ka të drejtë”. Pa marrë parasysh detyrimet ligjore apo normat diplomatike, SHBA-ja nën Trumpin po tregon ngjyrat e saj të vërteta të një ledereje supreme që nuk toleron asgjë. Shtetet e Bashkuara e shohin veten mbi ligjin.

Padyshim, kjo natyrë diktatoriale e fuqisë amerikane ka qenë gjithnjë e pranishme që prej hedhjes së bombave atomike mbi Japoni dhe deri tek lufëtrat gjatë dekadave të fundit, por sot, nën Trumpin, natyra e vërtetë e bishës është ekspozuar.

Shokimi midis aleatëve të supozuar evropianë ishte i dukshëm kur Trump shqeu marrëveshjen bërthamore. Paralajmërimet arrogante të Uashingtonit ndaj BE-së për të filluar ndalimin e investimeve shumë miliardëshe në Iran, janë kritikuar ashpër nga gjermanët, francezët dhe britanikët.

Por ajo që është edhe më tronditëse janë gënjeshtrat e Trumpit mbi arsyetimin se pse u largua nga marrëveshja me Iranim.

Etiketimi toksik ndaj Iranit si “sponsori më i madh në botë i terrorizmit” dhe pohimet fyese të Trumpit se Irani po ndërton fshehurazi një bombë bërthamore, në realitet nuk kanë asnjë bazë. Në iranofobinë irracionale dhe propagandën bombastike të tij, Trumpi gjen mbështetje dhe përkrahet nga kreu izraelit Benjamin Netanjahu.

Sapo Trumpi njoftoi refuzimin amerikan të rinovimit të traktatit ndërkombëtar, izraelitët i shtuan sulmet vdekjeprurëse ajrore mbi Siri. Bota po shtyhet drejt një luftë të re në Lindjen e Mesme, e cila mund të përshkallëzohet duke shpërthyer ndërkombëtarisht, dhe e gjitha e bazuar në pretendimet e çuditshme të ngritura nga presidenti amerikan.

E vërteta është se administrata Trump po shkatërron një traktat ndërkombëtar jo prej shqetësimeve të sigurisë dhe ambicjeve të dyshuara bërthamore të Iranit. Pretendimi amerikan është një gënjeshtër flagrante e cila është vërtetuar edhe nga inspektimet e shumta të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Irani e ka respektuar plotësisht JCPOA-n.

Ajo që Uashingtoni dëshiron në të vërtetë është qëllimi i ndryshimit të regjimit në Teheran. Sundimtarët amerikanë kurrë nuk e kanë falur Iranin për revolucionin e vitit 1979 i cili i dha një goditje interesave hegjemoniste amerikane në Lindjen e Mesme me vlera strategjike të rëndësishme.

Pala që nuk e ka respektuar në mënyrë të veçantë JCPOA-n janë Shtetet e Bashkuara. Trump po flet për rivendosjen e sanksioneve bërthamore brenda disa javësh, megjithëse SHBA asnjëherë nuk i ka hequr një seri sanksionesh ndaj Iranit pavarësisht nga nënshkrimi i marrëveshjes bërthamore.

Vazhdimi i sanksioneve amerikane ka penguar zbatimin e marrëveshjes së Iranit me pjesën tjetër të botës. Të frikësuar nga ndëshkimet amerikane, investitorët evropianë kanë qenë me mëdyshje për të investuar në Iran.

Plani i Trumpit për vendosje sanksionesh më të ashpra ndaj Iranit ka për qëllim goditjen e popullit iranian me pasoja gjithnjë e më të ashpra ekonomike dhe sociale.

Ahmad Noroozi nga fondacioni bamirës Barakat me seli në Teheran, thotë se iranianët nuk kanë ndjerë ndonjë përfitim nga JCPOA për shkak të sanksioneve të vazhdueshme të SHBA-së, gati tre vjet pas marrëveshjes së nënshkruar.

Fondacioni Barakat është i përfshirë në projekte të gjera sociale, përfshirë zbutjen e varfërisë rurale, fuqizimin e grave, ndërtimin e shtëpive, shkollave dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor. Ai përkrahet nga udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Khamenei. Por në mediat amerikane, fondacioni denigrohet si “perandoria e biznesit të Khameneit”. Si rrjedhojë, sanksionet amerikane vazhdojnë të pengojnë shumë projekte progresive të cilat po godasin jetesën e zakonshme të iranianëve.

Dëmi që po u shkaktohet iranianëve prej sanksioneve amerikane, që nga ushqimet deri tek furnizimi i kufizuar me ilace kundër kancerit, synon nxitjen e trazirave sociale dhe përfundimisht ndryshimin e regjimit.

Një objektiv i tillë është i paligjshëm dhe moralisht i dënueshëm. Në vend që të pranojë agjendën e tij kriminale, administrata Trump e maskon atë me shqetësimet e sigurisë bërthamore.

Megjithatë bota e shikon se ky është një pretekst për ndryshimin e regjimit. Në vazhdën e këtij objektivi kriminal, Uashingtoni është i gatshëm të vandalizojë të drejtën ndërkombëtare, të mospërfillë konsensusin global, të hedhë poshtë aleatët e tjerë dhe në fund të fundit të nxisë nje luftë të gjithanshme.

Në përkujtimin e Ditës së Fitores këtë javë në Sheshin e Kuq të Moskës, Presidenti rus Vladimir Putin bëri komente në spektrin e luftës. Duke iu referuar humbjes historike të Gjermanisë naziste më 9 maj 1945 prej Ushtrisë së Kuqe Sovjetike, Putin tha: “Pas kërcënimeve të reja qëndrojnë të njëjtat tipare të shëmtuara dhe të vjetra: egoizmi dhe jotoleranca, nacionalizmi agresiv dhe pretendimet për jashtëzakonshmëri”.

“Pretendimet ndaj jashtëzakonshmërisë” ishte një shprehje e nënkuptuar që i referohej Shteteve të Bashkuara. Sjellja e njëanëshme dhe tiranike ndaj ligjit ndërkombëtar, multilateralizmit, nxitjes për ndryshim të regjimit dhe lufta, janë provë e diktaturës globale të SHBA-së.

Nuk mund të ketë iluzione rreth asaj se bota është kundër regjimit mashtrues i cili është Amerika. Tirania është demaskuar si anjëherë më parë./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne