Tirania një javore e Izraelit në raportin e Kombeve të Bashkuara

Sipas raportit nën emrin “Mbrojtja e Civilëve” të publikuar nga Zyra e Koordinimit të Çështjeve Humanitare të Kombeve të Bashkuara (OCHA) vetëm përgjatë javës që lamë pas i palestinez ka rënë dëshmor dhe 46 palestinezë, ndër të cilët 11 fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmeve me armë të forcave pushtuese.

Në raport, OCHA thekson se shumica e plagosjeve ka ndodhur në West Bank gjatë kohës që zhvilloheshin protestat paqësore, gjithashtu shprehet se disa janë plagosur gjatë ndërhyrjes dhe arrestimit të protestuesve.

Këto janë të dhënat që na paraqiten në raport:

– I riu palestinez Xhasim Nahle, 17 vjeç ka rënë dëshmor si pasojë e plagëve që kishte marrë nga sulmet me armë të focave pushtuese gjatë muajit mars

– 46 palestinezë, ndër të cilët 11 fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmeve të forcave pushtuese.

– Shumica e plagosjeve ka ndodhur në Ëest Bank gjatë protestave për paqe.

– Forcat pushtuese kanë sulmuar nga toka dhe deti të paktën 26 herë çiflikët dhe peshkatarët palestinesë si dhe kanë sulmuar katër herë takoat buqësore përtej kufirit të tyre dhe kanë arrestuar gjashtë persona që kishin kaluar kufirin.

– Vetëm brenda një jave, regjimi sionist ka shkatërruar 20 shtëpi në West Bank. Si pasojë e këtyre shkatërrimeve kanë mbetur pa banesa 56 persona dhe janë ndikuar negativisht 333 persona.

– Gjatë sulmeve të ndryshme të ardhurit sionistë kanë prerë 200 pemë që kanë qënë në pronësi të palestinezëve.

– Të ardhurit sionistë kanë sulmuar dhe plagosur një vogëlushe 14 vjeçare e cila po shkonte në shkollë në qytetin El-Halil

– Në Gaza është ndërprerë energjia elektrike si pasojë e mbarimit të lëndës djegëse.

– Si pasojë e mbylljes së derës kufijtare Rafah kanë mnetur të ngujuar 20 mijë palestinezë që kanë dashur të largohen nga Rripi i Gazës.

– Regjimi egjiptian e ka hapur derën Rafah vetëm për 12 ditë gjatë vitit 2017./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne