Tirona Fanatics” protestojnë para bashkisë: Veliaj, hiqi aksionet Halilit!

“Tirona Fanatics”, grupimi i tifozëve që mbështet skuadrën 24 herë kampione të Shqipërisë ka organizuar një protestë para Bashkisë së Tiranës, për t’i kërkuar kryebashkiakut Erion Veliaj t’i heqë aksionet presidentit Refik Halili.

Për herë të parë në histori të klubit, Tirana ka rënë nga Kategoria e Parë.

Për këtë, “Tirona Fanatics” bën fajtor Halilin, ndaj dhe kërkesa është që të shfuqizojë akordin me presidentin, duke i hequr aksionet dhe drejtimin e këtij të fundit.

Prej disa muajsh “Tirona Fanatics” nuk e mbështet më skuadrën në shkallët e stadiumit që prej përplasjes me drejtuesit për shkak të dhënies në përdorim të “Selman Stërmasit” skuadrës së Partizanit që janë edhe rivalët e tyre.

“Tirona Fanatics” ishin kategorikisht kundër këtij vendimi.

Por sot në finalen e Kupës kundër Skënderbeut, ata kanë vendosur të rikthehen dhe gjithashtu kanë premtuar se do ketë surpriza.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne