Roya Pour Bagher
Aftësitë e luftës asimetrike të Iranit dhe pozicioni strategjik në Ngushticën e Hormuzit ekspozojnë cenueshmërinë e fuqisë detare të SHBA-së, duke dëshmuar se si epërsia ushtarake nuk mund të garantojë fitoren apo të parandalojë rënien perandorake.
Në shkurt të vitit 2020, Udheheqësi dëshmor i Revolucionit Islamik bëri një krahasim mbresëlënës. Ayatollah Seyyed Ali Khamenei e krahasoi Shtetet e Bashkuara me Titanikun. Megjithëse Titaniku ishte gjerësisht i njohur për madhësinë dhe luksin e tij, dhe ishte promovuar si jashtëzakonisht i sigurt, mjaftoi një ajsberg i vetëm për të thyer atë iluzion në vitin 1912. Udhëheqësi argumentoi se, në mënyrë të ngjashme, SHBA-ja, me gjithë ‘madhështinë dhe lavdinë’ e saj, nuk është imune ndaj shkatërrimit dhe se do të ‘fundoset’. Një pyetje e rëndësishme që lind është se çfarë do të thotë ky parashikim kur fuqia ushtarake amerikane po vihet në provë në ujërat iraniane dhe përreth tyre.
Ngushtica e Hormuzit shtrihet midis Iranit dhe Omanit; një rrugë ujore strategjike përmes së cilës kalon afërsisht një e pesta e naftës dhe lëngjeve të naftës në botë. Për dekada me radhë, anijet kaluan përmes ngushticës pa u shqetësuar nga Irani. Siç vuri në dukje vetë Ayatollah Khamenei dhe zyrtarët në Iran e kanë theksuar në mënyrë të përsëritur, Irani nuk është nismëtari i tensionit. Megjithatë, nëse fuqitë krijojnë tensione dhe provokime dhe përpiqen të hyjnë në Gjirin Persik për të shfaqur fuqinë e lor në rajon, Irani do t’u kundërvihet pa dyshim.
Si SHBA-ja ashtu edhe Irani e kanë njohur prej kohësh Ngushticën e Hormuzit si një pikë fokale të mundshme të çdo konfrontimi ushtarak.
Në vitin 2002, SHBA-ja zhvilloi një simulim ushtarak, Millennium Challenge 2002, që përfshinte një forcë Blu teknologjikisht superiore që përballej me një kundërshtar më të vogël të quajtur i Kuq. Vendndodhja dhe rrethanat strategjike ishin jashtëzakonisht të ngjashme me Gjirin Persik, me një analizë në Institutin Detar të SHBA-së që e përshkruante vendin si Iran. Për të luftuar forcën Blu në mënyrë konvencionale, Ekipi i Kuq përdori doktrinën detare asimetrike. Varka sulmuese të shpejta, sulme të koordinuara duke përdorur raketa dhe armë të tjera, dhe gjeografia e ngushtë ishin ndër strategjitë e përdorura. Si rezultat, Ekipi i Kuq mbyti mbi një duzinë luftijesh, përfshirë një aeroplanmbajtëse. Sidoqoftë, komanda e SHBA-së e ndërpreu ushtrimin, rivendosi skenarin dhe kufizoi taktikat e të Kuqve. Përfundimisht, forcat Blu fituan ushtrimin e rinisur, ndërsa komandanti i Ekipit të Kuq hoqi dorë nga komanda në shenjë proteste. Simulimi demonstroi cenueshmërinë themelore të luftës detare konvencionale: një flotë teknologjikisht superiore mund të pësojë humbje serioze kur operon në ujëra të ngushta kundër një kundërshtari që përdor taktika asimetrike.
Sa i përket planeve iraniane për ngushticën në rast agresioni, në vitin 2011, Ayatollah Khamenei udhëzoi ish-komandantin e përgjithshëm të Trupave të Gardës së Revolucionit Islamik që të përgatiste një plan gjithëpërfshirës ushtarak për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit brenda një periudhe njëmujore. Rezultati ishte një dokument operacional prej 15 faqesh që mbulonte jo vetëm Hormuzin, por edhe operacionet ushtarake në Gjirin Persik, Detin e Omanit, Detin e Kuq dhe Mesdhe. Megjithatë, shumë kohë para vitit 2011, Ayatollah Khamenei kishte paralajmëruar publikisht për mbylljen e ngushticës nëse sulmet irakiane do të shkurtonin eksportet e naftës të Iranit qysh në vitin 1985, pasi ai shërbente si president i Iranit në atë kohë. Prandaj, fjalët e tij në vitin 2020 dhe 2026 në lidhje me SHBA-në nuk u thanë në boshllëk. Ishte një parashikim i lindur nga vite të tëra shqyrtimi të thellë strategjik rreth Ngushticës së Hormuzit si një mjet parandalimi dhe levave ushtarake.
Intimidimi detar amerikan filloi para nisjes së luftës kundër Iranit më 28 shkurt 2026, me SHBA-në që dërgoi armadën e saj në rajon. Në përgjigje të armadës, Ayatollah Khamenei paralajmëroi edhe një herë SHBA-në duke thënë se një anije luftarake është vërtet e rrezikshme; “megjithatë, më e rrezikshme se ajo anije luftarake është arma që mund ta dërgojë atë në fund të detit.” Pavarësisht se projektoi fuqinë e saj të madhe detare në rajon, SHBA-ja jo vetëm që nuk mund të arrinte asnjë nga objektivat e saj, por gjithashtu u mposht në aftësitë e saj ushtarake detare. Anija USS Abraham Lincoln qëndroi në Azinë Perëndimore për shtatë muaj dhe përfundimisht u desh të largohej nga rajoni për shkak të një krize të shëndetit mendor midis detarëve në bord, disa prej të cilëve kishin tentuar të hidheshin në det, si dhe për shkak të vendosjes jashtëzakonisht të gjatë. Ajo u zëvendësua me USS George Washington, e cila ishte dislokuar në Indo-Paqësor, duke operuar në afërsi të Japonisë. Kjo nënkuptonte një kompromis të përkohshëm të strategjisë së saj të shumëlavdëruar për frenimin e Kina. Flota e pestë e SHBA-së në Bahrein u dëmtua gjithashtu në atë masë saqë furnizimi i USS Abraham Lincoln u bë një problem. Personelët e Marinës amerikane raportuan se ishte e vështirë të siguroheshin furnizime me ushqim për anijet e dislokuara. Marina u detyrua gjithashtu të mbështetej më shumë te Diego Garcia në Oqeanin Indian, e vendosur mbi 2,000 milje larg. Edhe përpjekja e SHBA-së për të siguruar një rrugë kalimi për anijet përmes rrugës jugore të Ngushticës së Hormuzit, në anën e Omanit, rezultoi e pasuksesshme pasi çoi në ngecjen e atyre anijeve në cekëtina ose goditjen e minave detare. Paralajmërimet e Republikës Islamike për të shmangur rrugët e paautorizuara u shpërfillën, dhe anijet që i besuan kalimin SHBA-së u desh të përballeshin me pasojat. Prandaj, prania e anijeve luftarake të frikshme tregon vërtet shtrirjen amerikane, por nuk garanton fitore në luftën kundër Iranit.
Paralajmërimi i Udhëheqësit dëshmor, pra, nuk ishte thjesht retorik. Ai pasqyronte një parim qendror të doktrinës së Iranit të luftës asimetrike. Pozicioni gjeografik i Iranit, aftësitë e raketave dhe pasuritë e tjera detare e bëjnë të mundur sfidimin e operacioneve detare amerikane pa pasur nevojë të barazohen me aftësitë amerikane. Anijet luftarake të dislokuara pranë Iranit u bënë objektiva brenda rrezes së raketave iraniane. Sulmet mbi pasuritë ushtarake amerikane në rajon demonstruan më tej kostot e ballafaqimit me Iranin. Vërejtja e Ayatollah Khamenei-t se një armë e aftë për të fundosur një anije luftarake është edhe më e rrezikshme se vetë anija luftarake merr kështu një rëndësi përtej retorikës së saj: madhështia ushtarake nuk do të thotë paprekshmëri.
Rënia e perandorisë amerikane nuk shënohet domosdoshmërisht nga zhdukja e fuqisë së saj ushtarake, por nga rënia e fuqisë së saj politike dhe ekonomike. Rezistenca e Iranit, kostot e luftës dhe kufizimet në operacionet ushtarake amerikane lënë të kuptohet për një rënie të qëndrueshme.
Dhe mbase arsyeja pse Ayatollah Khamenei theksoi vitet e fundit se “Zoti është me mua”, duke thirrur fjalët e Profetit Musa (paqja qoftë mbi të), ishte një tjetër parashikim sesa thjesht retorikë: se Shtetet e Bashkuara do të mbyteshin nga deti ashtu si ushtria e Faraonit./mayadeen
















