Tjetër media botërore shkruan për blerjen e votave dhe e cilëson vendin si narko-shtet

Një ditë pas publikimit të audiopërgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”, ku tregohej sesi eksponentë të Partisë Socialiste kanë blerë vota në zgjedhjet e vitit 2017, një tjetër media shkruan për këtë fenomen.

Media e njohur amerikane “Vice” i ka kushtuar një artikull mafies shqiptare të trafikut të drogës, teksa e cilëson Shqipërinë një narko-shtet.

Në hyrje të shkrimit, gazetari Monty Reed thotë se gjatë vizitës së tij në Tiranë, është takuar me dy shqiptarë, Artanin dhe Lulin, trafikantë kokaine, të cilët sapo ishin kthyer nga Gjermania. Autori përshkruan se sa të dhënë janë të rinjtë pas orëve të shtrenjta, makinave të fundit dhe femrave seksi.

Ndër të tjera, “Vice” shkruan se një nga mënyrat më të mira për të siguruar votën e shqiptarëve është t’i paguash ata në dorë, ndërsa shton se gjeneratori më i mirë i parave vjen nga kokaina.

“Një studim i fondacionit Evropian, ka arritur në përfundime se përgjatë viteve 2016-2017, 20.7% e shqiptarëve kanë ofruar votën e tyre në këmbim të një shume monetare.

Edhe pse është një vend anëtar i NATOS-s, Shqipëria renditet si narko-shteti i parë në Evropë”, shkruan media amerikane.

Ndërkohë, kreu i Institutit të Studimeve Politike në Shqipëri, Afrim Krasniqi tha se roli i kriminelëve në fushatën Parlamentare të vitit 2017 ishte më i fuqishëm se sa ai i partive politike.

“Sot, ekziston një shprehje që askush nuk është në gjendje të fitojë pa ndihmën e grupeve të tilla”, u shpreh Krasniqi.

Gjithashtu, në artikull përmenden skandalet lidhur me drogën ku u përfshinë dy ish-ministrat e Brendshëm të qeverisë Rama, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafa. Ndërsa sjell në vëmendje Klement Balilin, i njohur ndryshe “Eskobari i Ballkanit”, si dhe rastin e nipit të diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, i cili ishte pjesë e një organizate kriminale, që u kap duke trafikuar 120 kg kokainë nga Amerika Latine për në Evropën Perëndimore.

Sipas “Vice”, në një sondazh në vitin 2018 kryer nga Gallup, rezultoi se të rinjtë shqiptarë shprehin një dëshirë të fortë për të emigruar.

Ndër të tjera në artikull shkruhet se: “Në një kohë kur shqiptarët janë duke shpresuar për t’iu bashkuar ekonomisë së Bashkimit Evropian, pozicionimi i saj në qendër të industrisë së drogës i ka shkaktuar probleme të rënda.”tiranatoday

 

https://www.vice.com/en_us/article/zmpq89/the-inside-story-of-europes-first-narco-state

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne