Tjetër sulm në Afganistan, vriten 11 ushtarë

Militantë të armatosur sulmuan një bazë të ushtrisë në afërsi të një akademie ushtarake në Kabul, duke vrarë të paktën 11 ushtarë.

16 ushtarë të tjerë afganë u plagosën, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes për BBC.

 

Agjencia e lajmeve Amaq raporton se sulmi u krye nga 5 militantë, katër prej të cilëve u vranë, ndërsa një përfundoi në pranga.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, i cili është i treti në Kabul në pak më shumë se një javë.

Agresioni ndaj bazës ushtarake vjen pak ditë pas një sulmi kamikaz në qendër të qytetit që i kushtoi jetën të paktën 100 njerëzve.

Shteti Islamik dhe talebanët kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj objektivave në vend gjatë ditëve të fundit.

Në sulmin ndaj bazës ushtarake u dëgjuan disa shpërthime dhe më pas breshëri armësh zjarri, ndërsa ushtarët luftonin kundër terroristëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne