Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e kësaj të marte në Tiranë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”. Sipas një njoftimi nga policia, Kurt islami 58 vjeç, dyshohet se aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër.
Më tej policia thotë se si pasojë e dëmtimeve të marra, punonjësi ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:

















