Shqiperia

Tjetër vatër zjarri, përfshihet nga flakët pylli me pisha në Seman

Një sipërfaqe pylli është përfshirë nga zjarri në Seman. Sipas informacioneve sot pasdite, është shfaqur vatra e zjarrit në pyllin me pisha në vendin e quajtur Godull.

Aktualisht në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë dhe pse po punohet nga forcat zjarrfikëse, flakët po vijojnë të djegin bimësinë, për shkak se shumë shkurre janë të thara

Ky është zjarri i dytë që ka rënë sot në pyjet shqiptare. Më herët një vatër zjarri është shfaqur në pyjet e Gramshit./tpz

OPINIONE

INTERVISTA