TMERR/ Fullani i ka dhënë 812 milionë lekë dajos së gruas, për librin metodik bankar: – “Derrkuci Çufo, mëson të kursejë”

RIHAPEN “LETRAT E ZEZA” BANKARE TË ARDIAN FULLANIT/ Ky financim me vlerë sa 40 banesa sociale, është sajuar si vjedhje e justifikuar me letra false, duke shpikur “paketa mësimore fiktive”, gjoja për të mësuar nxënësit e shkollave fillore, se si sigurohet e menaxhohet leku; praktikë që ndalohet në sistemin arsimor për fëmijë, të mitur e adoleshentë; por gjithsesi, nga 8000 nxënës që ka “trajnuar” Banka e Shtetit (siç thotë); njohuri dhe aftësi në këtë lloj “shkolle” për të gjetur e harxhuar miliona lekë; paskan patur vetëm fëmijët e Fullanit, Kules, Metës, Berishës, Ramës, Vokshit, Bashës, Xhafës, Gjiknurit, Bodes, Sejdinit, Dakos, Nikollës, Ruçit, Bregut, Llallës e Zaganjorit

Sipas informacionit të ardhur në redaksinë “PAMFLETI” nga burime brenda seksionit të Anti-Krimit Ekonomiko-Financar në Policinë e Shtetit, thuhet se shërbimet e specializuara të SHBA-BE; në vijim të marrjes nën kontroll të plotë, të reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit shtetëror në Shqipëri, kanë imponuar rihapjen e 50 dosjeve “VIP”, duke e nisur me dosjet e “CEZ” dhe “Fullani”.

Në punë e sipër me dosjen “Fullani”, për “skanimin” e praktikave dhe letrave; të vjedhjes 7.3 milionë USD; për 30 milionë USD të blerjes së Hotel “Dajti” dhe 9 miliardë euro e 11 miliardë USD transaksione (lavatriçe), bërë nëpërmjet 4 fondacioneve bankare, të licensuar nga Fullani, Sejko, Malaj, Angjeli, Bode, Cani e Ahmetaj; hetuesit kanë zbuluar edhe një “çudi” financiare, të bërë nga ish-Guvernatori në vitin 2013.

Sipas regjistrit të shpenzimeve dhe Raportit Vjetor-2013, të Bankës së Shtetit, në datën 27 maj 2013 (10 ditë para mbylljes së shkollës), Guvernatori Ardian Fullani, ka sajuar dhe financiuar “Projektin pilot: “Edukimi bankar i nxënësve 7-14 vjeçar”, me literaturë metodike mësimore, 1 libër me 7 përrallëza.

Mos u çuditni, por sipas dokumenteve zyrtare, të firmosura nga Ardian Fullani dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, Dhori Kule, Petraq Milo, Adrian Civici, Ermelinda Meksi e Elisabeta Gjoni; Banka e Shqipërisë, Banka e Shtetit, ka paguar 812 milionë lekë, për botimin e librit mësimor bankar, me titull: – “Derrkuci Çufo, mëson të kursejë”me autor shkrimtarin Gaqo Bushaka, dajo i gruas së Ardian Fullanit.

Sipas letrave që ndodhen në dosjen hetimore “Fullani”, të mbyllur me pafajësi dhe të shpërblyer me 420 milionë lekë nga “zaganjorët e gjinët”, por të rihapura para 1 muaji, rezulton se me librin “Derrkuci Çufo, mëson të kursejë”, të dajo Gaqo Bushakës, dhëndri Ardian Fullani dhe “usta” Dhori Kule, paskan “trajnuar” 8000 nxënës të moshës 7-14 vjeç në Tiranë, Vlorë e Shkodër, 1000 fëmijë parashkollorë (kopësht) të moshës 3-5 vjeç dhe fëmijët e shkollës “Zyber Hallulli” në Tiranë..

Ky skandal, gjendet në faqet 110-112 të “Raportit Vjetor-2013”, të cilin redaksia “PAMFLETI” po e publikon të plotë (PDF); ku shkruhet e zeza mbi të bardhë; dhe konfirmohet nga vetë ish-Guvernatori Ardian Fullani, se Banka e Shqipërisë, ka financuar (siç e quan) librin “metodika bankare për fëmijë 3-14 vjeç”, me titull: – “Derrkuci Çufo, mëson të kursejë”.

Sipas faturave zyrtare të financimit prej bankës, rezulton se ky “Edukim fëmijësh, për gjetjen dhe administrimin e lekut” nëpërmjet librit “Derrkuci Çufo, mëson të kursejë”, ka kushtuar 580 mijë euro (Në vitin 2013, kursi ishte: 142 lekë/1 Euro), të cilat, koha tregoi, se me stilin e gjetjes dhe harxhimit të milionave, qënkan “edukuar” vetëm fëmijët e Fullanit, Kules dhe shefave të tyre politikë, që i kanë lënë të lirë, të vjedhin dhe të ndajnë floririn e miliardat bashkë./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne