Tom Doshi kërcënon Edi Ramën në Kuvend: Edhe ti do ta bash….

Teksa kryeministri Edi Rama po fliste në Kuvend për reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut, ku tha se nuk do të shpëtojnë as politikanët nga drejtësia e çliruar, ka ndërhyrë duke folur nga vendi deputeti Tom Doshi.

“Edhe ti do ta bash vettingun!”, mësohet të ketë thënë Doshi, teksa Rama thjesht i hodhi një shikim pa reaguar dhe duke vijuar të fliste për bashkëpunimin e opozitës.

Doshi po ashtu ka thënë se duhet të hetohen të gjithë politikanët që i kanë shkolluar fëmijët jashtë shtetit dhe se për të nuk ka asnjë problem.

“Nëse vijon kështu i bie me kaluar të gjithë ‘non grata’, të prononcohet edhe DASH për akuzën që më ka bërë. Nëse bëhet Vettingu dhe politikë nuk mbetet asgjë gjysma në parlament.

Të fillojnë të hetohet që te shkollimi i fëmijëve, i kanë shkolluar të gjithë jashtë, ku janë të ardhurat e këtyre politikanëve, te vilat, makinat, jeta luksit që bëjnë dhe ta shohin se si dalin”, tha Doshi.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit denoncoi publikisht deputetin shqiptar Tom Doshi sipas ligjit amerikan, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion në nivel të lartë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne