Top Channel: Saimir Tahiri mashtroi me dokumentin e mos-hetimit në Itali

Dokumenti që nxori Saimir Tahiri para mediave më 24 tetor për të treguar se nuk po hetohet nga Prokuroria e Katanias është fals.

Ky është përfundimi që ka arritur Top Channel pasi është konsultuar me 3 avokatë në Itali. Televizioni më i madh në vend ka dërguar në në Katania gazetarin Thimi Samarxhi i cili ka kërkuar të marë nga prokuroria e këtij qyteti dëshminë se a po hetohet apo jo ish ministri i Rendit. Vetëm pasi me anë të ka arritur të marrë një dokument nga prokuroria e Katanias, Top Channel ka krahasuar me specialistë dhe avokatë dokumentin e tij dhe atë që Tahiri i tregoi shqiptarëve në 24 tetor. Konkluzionet e tyre janë të njëjta. Dokumenti është jo origjinal. Sipas shumë gjasave i falsifikuar.

Saimir Tahiri e nxorri këtë dokument në ditët më të rënda kundër tij, kur kishte plasur skandali i përgjimeve të Habilajt dhe kur prokuroria kishte kërkuar nga parlamenti burgosjen e tij. Kjo lëvizje i shërbeu atij për të ulur tensionin e brendëshëm dhe për të ndikuar në klimën në të cilën do të votonin deputetët e parlamentit, pro ose kundër arrestimit të tij.

Por, siç u shpreh Kryetari i dhomës së avokatëve penalë të Katanias fallcifikimi i një dokumenti zyrtar është një vepër që dënohet me ligj. A mund të ketë bërë Tahiri një akt që mund të shtojë një akuzë të re ndaj tij?

Kjo është një hipotezë që vështirë se mund të zbulohet kaq thjeshtë. E para sepse a do mundte të gënjente ish ministri për një gjë që vërtetohet kaq lehtë dhe së dyti, a do të kishte heshtur ambasada italiane pë më shumë se një muaj e gjysëm rresht, kur një dokument i shtetit të saj të falsifikohej dhe të përdorej publikisht? këto pyetje mbeten ende të vërtetohen?

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne