Shqiperia

Topalli i shpreh shqetësimin zyrtarit gjerman: Vendi rrezikon të mbetet pa opozitë

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, në një status në profilin e saj në ‘Facebook’, bën me dije se ka pasur një takim me Joachim Pfieffer, zëdhënës i grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman.

Gjatë këtij takimi, Topalli thotë se zyrtari gjerman ishte njohur me rezultatin rrënues, që partia Demokratike pati në zgjedhjet parlamentar të 25 qershorit.

Më tej, deputetja e PD-së, e cila ka qenë mjaft kritike me kreun të kësaj partie, Lulzim Basha, thotë se i ka shprehur zyrtarit gjerman shqetësimin se Shqipëria mund të mbetët pa opozitë.

Statusi i Topallit:

Vendi pa opozitë!

Me Dr. Joachim Pfieffer (zëdhënës i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag për ekonominë dhe energjie, dhe Elke Kreiser.

Ata ishin njohur me rezultatin rrënues të opozitës me 25 qershor .

Bashkëbiseduam për zhvillimet e fundit politike.

I njoha ata me kërcënimin qe shfaqet pas rreth gati 3 dekadash, kur një kryetar partie (i vetë shpallur i vetë ngrirë), nuk lëshon karrigen, edhe pasi ka rrënuar partinë që drejtoi, me 230 mije vota me pak, ose me një rënie rreth 35% me të thellë nga humbja e fundit, në kushtet e qeverisë më të keqe të Edi Ramës.

Unë shpreha shqetësimin e thellë për rrezikun e mbetjes se vendit edhe pa një opozitë të vërtetë, si gjeja me kërcënuese për një vend që ka jetuar 50 vite në diktaturë.

OPINIONE