Tornado në SHBA, shtatë viktima dhe dhjetëra të plagosur

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë goditur nga tornado, duke shkaktuar së paku shtatë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Moti i keq ka mbajtur sidomos në Oklahoman Jugore, Teksas dhe në Luiziana. Të mërkurën dhe të enjten në mëngjes, stuhi të forta, përmbytje dhe tornado janë raportuar në rajon.

Persë persona u vranë gjatë tornados së rrezikshme në Okllahoma dhe Teksas. Në Luiziana, një person vdiq në një stuhi dhe një tjetër në ujërat e përmbytjes. Me miliona njerëz kanë mbetur në rrugë, si shkak i motit shumë të keq në disa rajone.

Më shumë se 100 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji në jugun e Amerikës, që nga pasditja e së enjtes. Shërbimi Kombëtar i Motit (NËS) tha se “tornadoja jashtëzakonisht e rrezikshme” që goditi qytetin e Onalaska dhe pjesë të tjera të qarqeve Polk dhe San Jacinto në Teksas u formua rreth orës 18:00 me kohën lokale (23:00 GMT).

Onalaska është rreth 90 milje (144 km) në veri të qytetit të Houston.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott tha se agjensitë e shtetit për menaxhimin e urgjencës po punojnë me zyrtarët lokalë për të ofruar ndihmë. Pasoja të shumta kishte edhe në banesa, infrastrukturë etj./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne