Tornadoja e frikshme përfshin Luksemburgun, 19 të plagosur e qindra shtëpi të shkatërruara

Një tornado e rrallë përfshiu jug-perëndimin e Luksemburgut dy ditë më parë, duke shkaktuar 19 persona të plagosur, dy prej të cilve ndodhen në gjendje të rëndë.

Gjithashtu raportohet se 15 lojtarë futbolli u dëmtuan nga një shkëndijë e fortë rrufeje në jug të Gjermanisë, për shkak të stuhisë së pazakontë që goditi këtë pjesë të Europës, pasditen e së premtes.

Tornadoja në Luksemburg, e cila përfshiu komunitetet e Pettingen dhe Kaerjeng, shkatërroi mbi 100 banesa. Disa makina u dëmtuan ndërsa dëmet në rrugë, biznese dhe ambientet publike nuk janë llogaritur ende.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë tornadot me shpejtësi deri në 128 km/h që shkatërrojnë çatitë e banesave, makinat dhe rrëzojnë pemë.

Kryeministri i Luksemburgut bëri me dije se është ngritur një grup emergjence për këtë fatkeqësi dhe qeveria do t’u vijë në ndihmë banorëve të prekur nga shkatërrimi.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=OaV_Kfk-0c0]

/Joqalbania

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne