Trafikonin klandestinë drejt Anglisë, shkatërrohet grupi i shqiptarëve në Belgjikë

Një grup shqiptarësh që trafikonin klandestinë nga Belgjika drejt Anglisë është shkatërruar. Sipas mediave belge mësohet se policia angleze në bashkëpunim me atë belge kanë përfunduar një operacion duke shkatërruar një grup që trfikonin njerëz.

The Brussels Times bën me dije se janë arrestuar 15 persona, të cilët dyshohet se dërgonin persona nga Shqipëria me destinacion final Britaninë. Banda në fjalë funksiononte edhe më përfshirjen e shoferëve të kamionëve në trafik, të cilët kishin një rol shumë të rëndësishëm.

Gjithashtu mësohet se një nga personat kryesor të përfshirë në këtë rrjet trafikantësh është një shqipta, 29 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Policia ka kontrolluar disa banesa, në disa qytete në Blegjikë, në të cilët u gjetën 37 shqiptarë që prisnin të bënin kalimin në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe një sasi të vogël kanabisi dhe hashashi.

Pesë nga të dyshuarit e arrestuar në Belgjikë u vendosën nën një urdhër arresti, shtatë të dyshuarit e tjerë u lanë të lirë ndërsa presin vendimin e gjykatës. Tre personat e arrestuar në Angli dhe Gjermani do të ekstradohen në Belgjikë për shkak të Urdhërit Evropian të Arrestimit të ngritur nga gjykatësi në Ghent./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne