Shqiperia

Trafiku i drogës/ Në hetim edhe 8 shefa të tjerë të policisë

3 ish shefat e policisë që u shpallën në kërkim për bashkëpunim me trafikantët e drogës nuk janë të vetëm në dosjen e Krimeve të Rënda. Lapsi.al mësoi edhe 8 emra të tjerë ish drejtuesish të policisë, në pozicione të ndryshme në drejtoritë e 6 qarqeve. Një burim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda tha për Lapsi.al se ish drejtues të policisë në Tiranë, Fier, Berat, Durrës, Vlorë, Lezhë dhe Shkodër janë nën hetim sipas dosjes voluminoze që është tani në duart e prokurorisë. Lapsi.al disponon emrat e këtyre policëve, por nuk i publikon për shkak të hetimeve që janë në vazhdim. 3 ish shefat e policisë, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila janë në arrati sot, pas shpalljes në kërkim që i bëri Prokuroria e Krimeve të Rënda. Dyshohet se aksioni u dekonspirua nga radhët e policisë. SHÇBA ka nisur një hetim për këtë çështje.

OPINIONE