Trageti perplaset me murin e portit

Të paktën 5 persona kanë marrë plagë të lehta në trup pasi trageti me të cilin po udhëtonin u përplas me një mur.

Siç mund ta shikoni në video, trageti pas një problemi në motor është përplasur me murin në portin Luz të ishullit spanjoll, Gran Canaria.

Pavarësisht përpjekjeve të ekuipazhit për të rregulluar defektin, ajo ishte e pamundur duke bërë që 5 persona, mes tyre dhe një grua shtatzënë të merrte plagë të lehta.

Në bord ndodheshin rreth 140 pasagjerë, 30 anëtarë të ekuipazhit dhe dhjetëra automjete. Ato shprehen se u frikësuan shumë. “Po dridhemi nga frika”, dëgjohet të thotë një prej tyre.

Në momentin e përplasjes u shkaktua panik tek pasagjerët por që fatmirësisht nuk solli dëme të mëdha materiale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne