Tragjedia e 26 nëntorit, nisin arrestimet e para në Durrës, arrestohet drejtori i Kavalishencës

Kanë filluar arrestimet në qytetin e Durrësit për viktimat e 26 nëntorit. Raportohet se në pranga mbrëmjen e djeshme ka rënë Drejtori dhe nën Drejtori i Kavalishences, ku ngeli i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj, nën rrënoja e një nder godinave e cila ishte dëmtuar që në tërmetin e 21 shtatorit.

U paralajmërua që ditë më parë se Prokuroria e Durrësit pritet të presë fletët e para të arrestit për ndërtues e zyrtarë në qytetin bregdetar pas tërmetit të 26 nëntorit i cili shembi disa ndërtesa duke vrarë 25 persona.

Hetimet që nisën me 29 nëntor pas ekspertimit të dhjetëra pallateve e banesave të shembura pritet të konkludohen me prangosje të abuzuesve me ligjin, si në sektorin privat dhe atë shtetëror, ndërsa të akuzuarit do të përballen me akuzat ‘shpërdorim detyre’ si dhe ‘ndërtim pa leje’.

Deri më tani faktet të çojnë në abuzime me projektimin, ndërtimin si dhe mbikëqyrjen e godinave të ngritura në Durrës gjatë 2 dekadave të fundit.

Tërmeti i 26 nëntorit të këtij viti ishte shkatërrimtar, lëkundjet smizike të magnitudës 6.4 të shkallës rihter rezultuan fatale pasi shembën dhjetëra banesa e pallate, duke shkaktuar 51 viktima në të gjithë vendin dhe duke shkaktuar dëme materiale ende të pallogaritshme.

24 orë më pas kryeministri i vendit, Edi Rama shpalli gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore pasi mijëra banorë mbetën pa strehim. Ky i fundit ka premtuar rindërtimin, ndërsa kostoja e këtij aksioni llogaritet së paku 500 milionë euro./pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne