Tragjedia e rëndë, ku janë fshehur oligarkët që kanë përfituar qindra milionë euro nga paratë e popullit?!

Tragjedia e rëndë që ka prekur Shqipërinë pas tërmetit me magniturë 6.3 rihter, ka sjellë një valë të madhe solidariteti brenda vendit dhe veçanërisht jashtë kufijve.

Mbështetja e diasporës ka qenë e pabesueshme dhe qindra mijëra persona kanë dhënë kontributin e tyre për të ndihmuar personat e prekur nga tërmeti. Punëtorë, mësues, aktorë dhe njerëz të thjeshtë që janë të pikëlluar nga çfarë ka ndodhur në Durrës dhe Thumanë, kanë dhënë ndihmën e tyre, sa kanë mundur. Të njëjtin solidaritet kanë treguar edhe figura të njohura të artit dhe muzikës. Pak më parë u mësua se familja e Ermal Fejzullahut ka dhuruar 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti.

Por, sa më shumë kohë kalon, vihet re se të vetmit persona që nuk po solidarizohen në këtë kohë tragjike, për të ndihmuar sadopak, janë pikërisht më të pasurit e këtij vendi, oligarkët që kanë gllabëruar qindra miliona euro nga paratë publike. Janë pikërisht këta njerëz që kanë thithur fonde të paimagjinueshme nga ky vend i varfër për shërbime të panevojshme, zërat dhe fytyrat e të cilëve nuk po i dëgjojmë dhe nuk po i shohim, në këtë ditë të madhe halli për Shqipërinë./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne