Tragjike/ 29-vjeçari me koronavirus hidhet nga kati i tretë i Sanatoriumit, humb jetën

Ngjarje e rëndë në Tiranë. Një i ri, 29-vjeçar është hedhur nga kati i trete i spitalit ku po kurohej dhe ka ndërruar jetë.

Policia në informacionin paraprak, bën me dije se vīktima është shtetasi XH.K., 29 vjeç.

Sipas policisë, “ai rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një spitali”.

Ndërkohë që “News 24” raporton se i riu ishte me COVID dhe është vetëhedhur nga Sanatoriumi.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne