Tragjike në Durrës, 21-vjeçari hidhet nga kati i 12-ë i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Sipas policisë së qytetit bredetar, një i ri 21-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u hedhur nga kati i 12 i një pallati.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr.1 të Durrësit, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që shtynë të riun drejt këtij akti esktrem.

“Më datë 16.09.2018, në lagjen Nr.1, është hedhur nga lartësia nga një pallat 12 katësh shtetasi  A.K. 21 vjeç, banues në Manëz, Durrës, i cili ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne